Last Updated on 25/06/2026 by Anisa
Çështja e abuzimeve të kryera me fondet e financimit IPARD III për Shqipërinë, ka kaluar nga Kushtetuesja për seancë plenare publike që pritet të zhvillohet së shpejti.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Anila Hoxha e cila konfirmon se Gjykata Kushtetuese ka kaluar çështje e IPARD III për seancë plenare publike. Ndërsa deri më tani nuk është zbuluar akoma se kur do të mbahet seanca.
Ashtu siç ka raportuar dhe më parë newsbomb.al, në përfundim të hetimit të tyre të kryer në vitin 2023, OLAF rekomandoi që BE të anulojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë, deri në një moment të dytë kur do të vendoseshin masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet e paligjshme.
Në mesin e abuzimit të fondeve ka qenë dhe vetë Krifca, e cila për rrjedhojë u shkarkua si ministre.
Deri më sot akoma nuk dihen detaje të plota mbi rolet konkrete të personave të përfshirë. Mirëpo pritet që në vijm të zbulohen detaje nga abuzimet e kryera me fondet e sektorit të Bujqësisë, duke qenë se seancat gjyqësore plenare do të zhvillohet së shpejti.
Kujtojmë se OLAF ka zbuluar disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve. Këto parregullsi përfshinin:
– Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;
– Kontratat që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen);
– Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.
Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme. Programi u krijua për të ndihmuar në modernizimin e sektorit bujqësor shqiptar në përputhje me standardet e BE-së dhe arritjen e progresit drejt anëtarësimit në BE .
OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.
Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit ka hetuar akuza serioze që përfshinin keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri. Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë./ad
