Last Updated on 17/05/2026 by Kesjana
Irani po kërcënon të shtrijë kontrollin e tij edhe mbi kabllot nënujore të internetit në Ngushticën e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme digjitale në botë. Sipas raportimit të CNN, autoritetet iraniane dhe media pranë Gardës Revolucionare kanë paralajmëruar vendosjen e tarifave për kompanitë ndërkombëtare që përdorin këto kabllo, madje duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe ndërprerje të trafikut nëse kërkesat nuk respektohen.
Kabllot nënujore që kalojnë nëpër Hormuz transportojnë pjesën më të madhe të komunikimeve globale të internetit, përfshirë transaksionet bankare, shërbimet cloud dhe komunikimet ushtarake mes Europës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Ekspertët paralajmërojnë se çdo sulm apo dëmtim i tyre mund të shkaktojë një “katastrofë digjitale” me pasoja për ekonominë botërore.
Sipas analistëve, Irani po përpiqet ta përdorë Ngushticën e Hormuzit jo vetëm si armë energjetike për naftën, por edhe si pikë presioni për internetin global. Disa prej kabllove më të rëndësishme ndërkontinentale kalojnë pranë ujërave iraniane, çka i jep Teheranit ndikim strategjik mbi infrastrukturën digjitale ndërkombëtare/kb
