Last Updated on 02/03/2026 by EL
Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se sulmet e fundit me raketa kanë pasur në shënjestër zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit.
“Në shënjestër u vu zyra e kryeministrit kriminal të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të këtij regjimi”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.
Sipas deklaratës, në sulm janë përdorur raketa të tipit “Kheibar”.
Nga ana tjetër, autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se nga këto goditje nuk raportohet për të lënduar. /et
