Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një reagim në Truth Social në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit me Iranin.
Trump në reagimin e tij, shprehet se Irani po bën një punë të pandershme.
Presidenti thotë se kalimi i naftës nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit nuk është pjesë e marrëveshjes së arritur mes tyre.
“Irani po bën një punë shumë të dobët, të pandershme do të thoshin disa, duke lejuar që nafta të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi”, shkruan Trump./kb
