Last Updated on 22/09/2026 by Monika
Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ka folur lidhur me masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Sipas tij, arrestimi i saj ka cenuar sigurinë dhe besueshmërinë e institucionit.
“Është e paprecedentë kur një kreu të Shërbimit i caktohet masë sigurimi. Do të thotë që zullumi ka vajtur atje ku nuk mban më. Nuk ka lidhje me personin, sepse nuk e ndan dot institucionin nga personi, pasi e dimë shumë mirë se si funksionon piramida e shërbimit. Drejtuesi i Shërbimit duhet të ketë dijeni për gjithçka. Ai ka informacionet më të rëndësishme të shtetit.
Pika e dytë, cenohet piramida e shtetit. Pavarësisht se nuk e ndajmë dot, kur themi Vlora themi SHISH dhe është e pamundur ta ndajmë. Është cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shteti. Nuk cenohet për faj të Prokurorisë, por për faj të vetë SHISH-it besueshmëria e institucionit”, tha Beci./mxh
