deklaroi se forcat e tij ushtarake kanë goditur sot objektiva të Hezbollahut, në periferinë jugore të Bejrutit, pas një sulmi me predha nga grupi i armatosur libanez drejt territorit izraelit, raportoi “Reuters”.
Ushtria izraelite tha më herët se Hezbollahu, kishte lëshuar tre predha drejt komuniteteve në veri të Izraelit, duke e cilësuar këtë si një shkelje të hapur të armëpushimit.
“IDF ka goditur tashmë objektiva terroriste të organizatës terroriste, Hezbollah, në lagjen Dahiyeh të Bejrutit, në përgjigje të zjarrit të Hezbollahut drejt territorit izraelit”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz.
Nga ana tjetër, nuk pati një reagim të menjëhershëm nga Hezbollahu, por grupi tha se kishte lëshuar raketa dhe dronë ndaj trupave izraelite, në jug të Libanit.
Hezbollahu deklaroi se kishte kryer sulme ndaj forcave izraelite, në jug të Libanit, duke përfshirë raketa dhe dronë.
Sipas burimeve të sigurisë libaneze, sulmi në Dahiyeh duket të ketë qenë një goditje e shënjestruar me dy raketa.
Raportohet gjithashtu se përshkallëzimi i fundit, vjen në një moment tensionesh më të gjera rajonale, ndërsa përpjekjet diplomatike ndërkombëtare vazhdojnë për të qetësuar konfliktin./mxh
