Last Updated on 04/11/2026 by EL
Zëvendëspresidenti JD Vance deklaroi se lufta me Iranin ishte shkaku i humbjes së Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit, duke argumentuar se votuesit që mbështetën presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, këtë herë kaluan në anën e demokratëve, në vend që thjesht të mos merrnin pjesë në votime.
Më 4 nëntor, Vance iu referua sondazheve të brendshme të republikanëve dhe deklaroi: “Ne humbëm për shkak të luftës”.
Ai tha se votuesit kërkonin përfundimin e luftës me Iranin, uljen e inflacionit dhe zbatimin e një agjende politike që vendos interesat e Amerikës të parat (America First). Vance argumentoi gjithashtu se kishte kërkesa për një ndryshim në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Izraelin.
Vance e përshkroi rezultatin zgjedhor si një pasqyrim të pakënaqësisë brenda bazës elektorale republikane. Megjithatë, shpjegimi i tij për humbjen u mbështet në sondazhet e brendshme që ai paraqiti./et
