Last Updated on 13/11/2025 by EL
Ja cilat sëmundje seksuale mund të ndikojnë në aftësinë për të mbetur shtatzënë
Nuk është sekret që sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) sjellin me vete një sërë problemesh dhe rreziqesh. Edhe pse sot janë shumë më të lehta për t’u trajtuar sesa më parë, kjo nuk do të thotë se çdo infeksion kapet në kohë dhe se trajtimi do të parandalojë gjithmonë pasojat.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i rasteve është në rritje. Sërish po rritet numri i të infektuarve me klamidi, sifilis, gonorre, e të tjera.
Fakti që këto sëmundje janë në rritje është tashmë shqetësues, por ajo që shpesh nuk theksohet mjaftueshëm është se shumë prej tyre mund të ndikojnë drejtpërdrejt në pjellori, duke shkaktuar probleme të rënda me konceptimin dhe shtatzëninë.
Kjo është një arsye shtesë pse duhet treguar kujdes në sjelljen seksuale dhe reaguar menjëherë ndaj çdo dyshimi, për t’i trajtuar përpara se të bëhen më serioze./e.t
