Last Updated on 07/04/2026 by Monika
Ka nisur sezoni i shpargut në Gjermani, një nga periudhat më të rëndësishme të vitit për gastronominë lokale. Që nga fillimi i prillit deri në mes të qershorit, gjermanët shijojnë shpargun e bardhë, i cili tradicionalisht shërbehet me salcë béchamel.
Dimri i gjatë dhe i ftohtë ka ndihmuar rritjen e shpargut, dhe fermerët në Beelitz, juglindje e kryeqytetit Berlin, presin një sezon të mirë.
Beelitz është një nga rajonet më të njohura të Gjermani për kultivimin e shpargut, ku toka rërë dhe klima relativisht e butë e bëjnë shpargun veçanërisht të butë dhe me shije intensive. Fermerët janë të optimistë se sezoni i këtij viti do të sjellë prodhim të bollshëm dhe cilësi të lartë./mxh
