Sulmi i djeshëm me dron rus ndaj një treni në kufirin e Ukrainës me Poloninë, anëtare të NATO-s, kishte për qëllim të trembte vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën, tha të martën shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
“Mendoj se duhet të bëjmë të kundërtën. Duhet të tregojmë se jemi këtu për Ukrainën dhe se nuk kemi frikë”, u tha ajo gazetarëve në Rovaniemi të Finlandës, ku po merr pjesë në një samit mbi strategjinë e Arktikut.
Një deklaratë e ngjashme u bë nga Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noel Barrot në të njëjtin samit në Finlandë, i cili theksoi se sulmi rus ndaj një treni pranë kufirit Ukrainë-Poloni kishte për qëllim të trembte dhe përçante evropianët./ad
