Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi këtë të diel se Rusia përbën “kërcënimin më të madh fizik për sigurinë” në rajonin e Arktikut. Deklarata u bë pas një takimi në Oslo me liderët e vendeve nordike.
Gjatë konferencës për shtyp, Carney theksoi rëndësinë e përqendrimit të NATO-s në sigurinë arktike dhe përmendi projektin “Arctic Sentry” si një hap konkret në këtë drejtim, duke siguruar se zhvillimi i tij do të jetë i plotë dhe i qëndrueshëm.
Kanada dhe pesë vendet nordike – Norvegjia, Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Islanda – ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në prodhimin ushtarak dhe temat e tjera të sigurisë, në një përpjekje për të rritur mbrojtjen kolektive, reziliencën dhe bashkëpunimin në furnizimin me pajisje ushtarake.
Carney ka synuar gjithashtu të forcojë lidhjet me Kinën, vendet e Lindjes së Mesme, Indinë dhe Europën, për të ulur varësinë e Kanadasë nga Shtetet e Bashkuara dhe për të ndërtuar një rend tregtar të udhëhequr nga vendet me fuqi mesatare.
Kjo nismë synon të sigurojë një koordinim më të ngushtë mes vendeve nordike dhe Kanadasë, për të përballuar sfidat e sigurisë në rajonin strategjik të Arktikut./mxh
