Një stuhi dimërore e madhe po shkakton kaos udhëtimesh në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 13,500 fluturime të anuluara, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve (FlightAware).
Rreth 9,600 prej tyre ishin të planifikuara për të dielën, duke e bërë këtë ditën e ndalesave më të shumta që nga pandemia e COVID-19, me për më shumë se 29% të fluturimeve në të gjithë SHBA të shtyrë ose anuluar.
Fluturimet u prekën ndjeshëm edhe në aeroportet kryesore, përfshirë Ronald Reagan Washington National Airport, ku afërsisht të gjitha fluturimet e nisjes për atë ditë u anuluan,sipas mediave amerikane.
Anulime të konsiderueshme priten gjithashtu në Dallas-Fort Worth, Charlotte, Philadelphia, Atlanta (aeroporti më i ngarkuar në vend), si dhe në New York, me aeroportet JFK dhe LaGuardia.
Udhëtarët këshillohen të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore për informacion mbi rimbursimet ose rifreskimin e biletave, dhe të jenë të përgatitur për vonesa të konsiderueshme, duke pasur parasysh kushtet e motit që përfshijnë borë të dendur, shi, ngrica dhe temperatura shumë të ulëta për një pjesë të madhe të vendit./mxh
