Last Updated on 05/09/2025 by adminfjala
Belind Këlliçi ka bërë një reagim në llogarinë e tij, pas zbardhjes së dosjes së ish-kreut të FBI, Charles McGonigal, nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe thotë se Prokuroria e Posaçme në Shqipëri duhet të merret dhe me Edi Ramën.
Ai nxjerr një ekspozitë të hershme të kryeministrit Edi Rama, në vitin 2015, kur vizatimet e tij shkuan në Hong Kong dhe gjithçka u sponsorizua nga Konglomerati kinez “China CEFC Energy Company Limited”.
“Po këto ekspozitat e vizatimeve të Edi Ramës në 2015 në Hong Kong, të sponsorizuara nga CEFC Kineze që mbronte shoku i tij i ngushtë McGonigal, të padeklaruara nga vetë KM në deklaratën vjetore të pasurisë, do i shohë ndonjëherë SPAK, apo s’nuk?!!!
Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush… SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç! Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma”, shkruan Belind Këlliçi.
Konglomerati kinez “China CEFC Energy Company Limited”, ku punonte Dorian Duçka, i identifikuar në dosjen hetimore të skandalit McGonigal si “Personi B”, sponsorizoi një ekspozitë të vetë Kryeministrit Rama vite më parë në vitin 2015. m.p.
