Last Updated on 10/12/2025 by Monika
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 17:05, në aksin “Shkodër – Hani i Hotit”, ku një automjet me drejtues shtetasin slloven K. J. ka përplasur një këmbësore, 68-vjeçaren P. L.
Për shkak të plagëve të marra, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit, shtetasi K. J., është shoqëruar menjëherë në Komisariat për procedurat e mëtejshme ligjore.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut që çoi në ngjarjen tragjike./MXH
