Mbyllni sytë dhe imagjinoni: viti është 2015. Para pasqyrës, duke zgjedhur mes xhinseve super të ngushta të grisura apo pantallonave të shkurtra “disco”. Por një gjë ishte e sigurt, atletet Adidas Superstar ishin gjithmonë zgjedhja e parë. I mbanin të gjithë: nga nxënësit e shkollës së mesme deri te vajzat e famshme si Kylie Jenner, Gigi Hadid dhe sigurisht Kendall Jenner.
Këto atlete ikonike dolën për herë të parë në vitin 1970 si këpucë basketbolli me prerje të ulët, me majën karakteristike me formë guaske. Në vitet ’80 u bënë pjesë e fortë e kulturës hip-hop dhe në 2015 shpërthyen sërish, sidomos pas bashkëpunimeve me artistë si Pharrell Williams. Ishin kudo. Realisht kudo.
Pyetja është: a janë ende “in” apo duhet t’i lëmë në arkiv bashkë me filtrat e vjetër të rrjeteve sociale? Kendall sapo na dha përgjigjen. Ajo u shfaq në me një palë të zeza Superstar, të kombinuara me xhaketë sportive të së njëjtës markë, reçipeta sportive të bardha dhe – këtu qëndron sekreti – pantallona të bardha, të gjera dhe të lirshme.
Sepse nëse në 2015-n i vishnim me xhinse të grisura super të ngushta apo kominoshe të shkurtra, në 2026 formula është tjetër: sa më të gjera pantallonat, aq më modern duket kombinimi.
Ndërkohë, rikthimi nuk nisi vetëm në Amerikë. Në Britani, influencuesja e njohur Molly-Mae Hague i veshi që në shtator 2025 dhe fansat vrapuan t’i blinin.
Versioni i ri, Superstar II, ka një siluetë më të trashë, gjuhë më të mbushur dhe detaje pak më të theksuara, ndryshime të vogla, por që bëjnë diferencë.
Morali i historisë? Moda është ciklike. Nëse i keni ruajtur nga 2015-a, jeni gjeni. Nëse i keni hedhur… ndoshta është koha t’i blini sërish. Sepse ajo që ikën, gjithmonë gjen mënyrën për t’u kthyer./mxh
