Last Updated on 28/08/2025 by adminfjala
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur edhe 19 objekte të tjera pa leje në zonën e Kepit të Rodonit, duke e çuar në 41 numrin total të objekteve të rrafshuara deri tani.
“Kepi i Rodonit, Durrës | IKMT vijon aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën e mbrojtur. Gjatë ditës së sotme janë prishur 19 ndërtime të paligjshme, duke çuar totalin në 41 objekte të shembura.
Puna në terren vazhdon në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për pastrimin e plotë të territorit dhe mbrojtjen e vijës bregdetare”, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
