“Ushtria e Iranit është në kulmin e gatishmërisë mbrojtëse” dhe e përgatitur për t’u përballur me çdo agresion”, ka deklaruar komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare Islamike.
Sipas tij, dëmet e shkaktuara nga lufta 12 ditore me Izraelin janë riparuar gjatë kësaj periudhe dhe forcat ushtarake janë të përgatitura ndaj çdo agresioni të jashtëm.
Bazuar në të dhënat e Aljazeera, disa anëtarë të stafit ushtarak në bazën ajrore amerikane në Katar u është thënë të largohen.
“Është një ndryshim qëndrimi dhe jo një evakuim i urdhëruar”, kanë bërë me dije disa zyrtarë në kushte anonimiteti, raporton Reuters.
Raporti vjen mes paralajmërimeve në rritje nga Shtetet e Bashkuara se mund të ndërhyjnë ushtarakisht për të mbrojtur protestuesit në Iran.Al Udeid është baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme që strehon rreth 10,000 trupa amerikane.
Ndërkaq, linjat e komunikimit midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Steve Witkoff janë pezulluar, për shkak të rritjes së tensioneve.
Reagimet nga pala iraniane kanë qenë të ashpra. Ministri I Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh ka deklaruar se Irani ka shumë surpriza për këdo që e sulmon.
“Nëse këto kërcënime shndërrohen në veprime, ne do ta mbrojmë vendin deri në pikën e fundit të gjakut “, theksoi ministri i Mbrojtjes.
Ndërkohë që numri i protestuesve të vrarë është në rritje, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Iranit , Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, ka bërë thirrje për ndëshkim sa më të shpejtë të të ndaluarve./MXH
