Presidenti iranian, Masoud Peskov, tha se çdo përpjekje e SHBA-së ose Izraelit që synon ta detyrojë Iranin të “dorëzohet” është “e dënuar të dështojë”. Populli iranian “nuk do ta pranojë kurrë një qasje të tillë”, shtoi ai.
Duke folur sot në një takim me zyrtarët e shërbimeve të emergjencës në Teheran, Pezheskian tha se Teherani nuk kërkon luftë apo paqëndrueshmëri.
Përkundrazi, ai vuri në dukje se Irani “gjithmonë ka theksuar nevojën për bisedime dhe kontakte konstruktive me vende të ndryshme”.
“Çfarë justifikimi ka në shënjestrimin e civilëve, elitave, fëmijëve dhe shkatërrimin e qendrave jetësore, duke përfshirë shkollat dhe spitalet, brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve humanitare?” shtoi Pezeshkian.
Komentet e tij vijnë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë në Pakistan “brenda dy ditëve të ardhshme”, megjithëse Teherani ende nuk ka komentuar zyrtarisht.
