Amal Clooney ka një mënyrë të pazakontë për të ngjallur admirim dhe zili: ajo kombinon elegancën natyrore, suksesin profesional dhe një stil të pakonkurrueshëm. Avokatja e njohur, e cila njihet për paraqitjet e saj glamuroze në evente dhe veshjet e përditshme plot finesë, po shijon aktualisht disa ditë pushimi në jug të Francës së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin George Clooney. Dhe si gjithmonë, ajo arrin të tërheqë vëmendje me çdo hap.
Këtë herë, Amal është fotografuar gjatë një dreke në një restorant me yje Michelin, ku ka treguar edhe një herë se si një detaj i vogël mund të ngrejë nivelin e gjithë veshjes.

Amal kombinoi një palë çizme të zeza të thjeshta me një takë të lehtë, duke i bërë ato të duken luksoze, moderne dhe aspak të zakonshme. Ndryshe nga çizmet e shkurtra që mund të duken pak të vjetruara ose të zakonshme, zgjedhja e Amal-it ishte më e rafinuar dhe vizualisht e sofistikuar, duke i dhënë veshjes një pamje “miliona dollarëshe”.
Pavarësisht se kombinimi ishte minimalist, efekti ishte maksimal, një testament i klasit dhe elegancës së saj të natyrshme./mxh
