Last Updated on 22/09/2026 by Anisa
Nga Mentor Kikia
Edhe Kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, një nga trarët që mbajnë në këmbë shtetin, që përgjigjet për Sigurinë Kombëtare; Luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve; Luftën kundër terrorizmit…pra vetë kreu i këtij institucioni, akuzohet se ia dërgonte “sekretet e mëdha” Ergys Agasit.
Nga sot në mëngjes Vlora Hyseni, është nën arrest, më vendim të GJKKO, e cila edhe e ka pezulluar nga detyra.
Edhe Ilir Proda, ish kreu i Policisë së Shtetit, shtylla tjetër që mban në këmbë shtetin, dyshohet për bashkëpunim me “aferën Agasi”.
Sot në mëngjes, edhe atij i është kontrolluar banesa dhe i janë sekuestruar telefona, lap-top, USD etj. Ish krahu i tij i djathtë, kur ishte në krye të policisë, shërbente si shofer dhe truprojë e Agasit, në momentin e arrestimit.
Sa herë ndodh një ngjarje, ne themi se “ky është fundi, nuk ka ç’të ndodhë më keq se kaq”. Por në këtë vend, problemi është se as fundi nuk ka fund. Tashmë nuk ka më asnjë habi për çfarë mund të ndodhë.
Habia e vetme, që po merr përmasat e një “misteri kombëtar”, është se çfarë ishte Ergys Agasi, që i shkonin në zyrë edhe kreu i SHISH, edhe kreu i Policisë, edhe, edhe…
