Khloé Kardashian, ylli i reality show dhe nënë e dy fëmijëve, ka zbuluar se fëmijët e saj, True, 7 vjeç, dhe Tatum, 3 vjeç, nuk kanë akses në Internet apo rrjete sociale.
Gjatë episodit të fundit të podcast-it të saj, “Khloé In Wonder Land”, ajo shpjegoi se fëmijët mund të jenë të vetëdijshëm për famën e saj dhe të jenë komod me kamerat, por nuk dinë çfarë është Google apo TikTok. “Ata nuk e dinë se çfarë do të thotë TikTok, mendojnë vetëm se është një video kërcimi,” tha Khloé.
Ajo gjithashtu foli për planet e saj për dhënien e një telefoni, True, në ditëlindjen e 12-të, më 12 prill 2030, duke shtuar se kjo nuk do të nënkuptojë automatikisht përdorimin e rrjeteve sociale. Khloé theksoi se nuk e sheh të nevojshme që fëmijët e vegjël të kenë qasje në internet.
Khloé dhe ish-partneri Tristan Thompson kanë arritur të ruajnë një marrëdhënie të mirë si prindër dhe ajo ka deklaruar se ndihet e lindur për të qenë nënë dhe se nuk ka vend tjetër ku do të preferonte të ishte përveçse me fëmijët e saj./mxh
