Last Updated on 31/03/2026 by Anisa
Pas sinjaleve të dhëna nga Erion Braçe për një kandidim të mundshëm, reagimi i drejtuesve të lartë të PS ka qenë i kujdesshëm, duke shmangur çdo konfirmim të drejtpërdrejtë apo përplasje publike. Në këtë linjë është pozicionuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, i cili ka mbajtur një qëndrim neutral, duke vlerësuar kontributin e gjatë politik të Braçes, por duke theksuar se është ende herët për të diskutuar garën elektorale.
“Bën 30 vite deputet në PS, ka dhënë kontribut si pak të tjerë. Është vlerë. Jemi shumë larg ditës së garës elektorale. Kemi ndezur motorët, por nuk shkohet te borija. Të ndizet motori, duhet vajisur, duhet kontrolluar gomat, frenat, pastaj të shkohet te borija”, tha Klosi në emisionin “Top Story”.
Sipas Klosit, Partia Socialiste ndodhet aktualisht në një fazë përgatitore, ku prioritet mbetet organizimi i brendshëm dhe forcimi i strukturave, ndërsa vendimmarrja për kandidaturat do të vijë në kohën e duhur.