Deputetja Marjana Koçeku ka njoftuar largimin nga Partia Socialiste e Shqipërisë, duke deklaruar se do të vijojë mandatin e saj si deputete e pavarur.
Në një postim të shkurter në rrjetet sociale, deputetja e njohur si Neomalësorja shkroi: „Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”.
Pas këtij njoftimi, që ndezi diskursin politik, deputetja i shtoi “benzinë” aludimeve mbi arsyet e këtij vendimi, duke postuar në rrjetet sociale simbolin e protestave: flamingon.
Ndërkohë kolegët e saj kanë deklaruar në studio televizive se e kanë pasur të pamundur komunikimin, duke pretenduar se ajo ka fikur telefonin
Ndërkohë mbrëmjen e së hënës deputetja ka ndarë një mesazh me tone personale dhe reflektuese.
Ajo shkruan:
“Zot, më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtësisë dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohemi drejt rrugëve të humbura.”
Ky reagim vjen në vazhdën e vendimit të saj për t’u distancuar nga grupimi socialist në Kuvend, ndërsa deri tani nuk ka dhënë detaje të tjera mbi arsyet që çuan në këtë hap./a.d

