Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koncertin e Kanye West të mbajtur dy ditë më parë në Tiranë.
I ftuar në Syri Tv, Bushati u shprehet se mosshitja e biletave nuk ndodhi për shkak të protestës po për shkak të ekonomisë së familjeve shqiptare.
Sipas tij, 60% e popullsisë në Shqipëri nuk mund të përballojnë të bëjnë pushime dhe jo të paguajnë një biletë koncerti që nis nga 120 euro.
“Nuk ju shitën biletat jo prej protestës por se ndoshta aq nivel ka Shqipëria. Nuk mund të shkojnë 60 mijë veta në Shqipëri në koncert, kur 60% e popullsisë nuk bëjnë dot pushime jo të paguajnë 120 euro minimum një biletë. Rama po hap një polemikë fallco për t’ja mbivendosur problemit real. Po të shohësh diktatorët në fund të tyre gjejnë agjentë. Po ta shohësh dhe tek fjalori e te të gjitha duket se është në fund të kurbës së vet”, tha Bushati./mxh
