Last Updated on 09/10/2025 by adminfjala
Kryeministri i Holandës dhe kandidati për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar rëndësinë e rritjes së kapaciteteve mbrojtëse përballë kërcënimeve kibernetike që po shtohen gjithnjë e më shumë.
“Anëtarët e NATO-s po rrisin shpenzimet për mbrojtjen kibernetike. Mbrojtja jonë do bëhet më e fortë ndaj kërcënimeve kibernetike. NATO ofron rrjet unik. NATO është një aleancë e vlerave të përbashkëta. Në NATO askush nuk qëndron i vetëm”, deklaroi Rutte.
Deklarata vjen në një kohë kur siguria kibernetike po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në strategjitë mbrojtëse të vendeve anëtare të NATO-s, përballë rreziqeve në rritje që vijnë nga aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë.
Me theks të veçantë në unitetin dhe vlerat e përbashkëta të aleancës, Rutte nënvizoi se NATO mbetet një platformë e fuqishme jo vetëm për mbrojtje ushtarake, por edhe për bashkëpunim në fushat e reja të sigurisë si ajo kibernetike./kb
