Konfindustria, duke iu referuar pasojave të paparashikuara të luftës në Gjirin Persik mbi ekonominë, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa të menjëhershme ligjore, veçanërisht në tregun e karburanteve.
Së dyti, Konfindustria kërkon ndërhyrje në drejtimin rregullator të konkurrencës në treg, me qëllim shmangien e spekulimeve me çmimet, të ngjashme me ato që u shfaqën gjatë krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021–2022. Sipas saj, ekziston rreziku i rikthimit të praktikave abuzive nëse situata ndërkombëtare përkeqësohet.
Po ashtu, organizata propozon përgatitjen e një pakete ligjore për uljen e barrës fiskale, në rast të një rritjeje të fortë të çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare, në mënyrë që të zbutet ndikimi te bizneset dhe konsumatorët.
Reagimi vjen në një kohë kur çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka dhënë shenja të menjëhershme rritjeje, duke e bërë të pritshëm reflektimin e kësaj rritjeje edhe në tregun vendas. Ndërkohë, kohëzgjatja e konfliktit mbetet e paqartë, duke shtuar pasigurinë për zhvillimet ekonomike në vijim./Kb
