Detaje të reja vijnë nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Sipas mediave izraelite Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka informuar të dërguarin amerikan Steve Witkoff se Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei ka nisur bisedimet për të arritur një marrëveshje të mundshme. Sipas Al Arabiya udhëheqësi suprem, i cili u emërua pasi babai i tij Ali Khamenei u vra në sulmin SHBA-Izrael kundër Iranit muajin e kaluar, pranoi ta përfundonte luftën shpejt në përputhje me kushtet e Iranit.
Pasi i dha Iranit një afat prej 48 orësh për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi papritur të hënën se kishte urdhëruar një vonesë pesë-ditore të çdo sulmi ushtarak kundër termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane.
Më vonë, Trump i tha Fox News se një marrëveshje me Iranin mund të arrihet brenda pesë ditësh ose më pak, duke shtuar se Irani dëshiron të arrije një marrëveshje.
