Last Updated on 27/07/2025 by adminfjala
Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit ishte jashtë orarit të punës dhe së bashku me një person tjetër me të cilin ishte në tavolinë grushtuan kamarierin, pasi ky i fundit kishte shtuar një shishe ujë në faturën e tyre.
Një një postim në rrejte sociale, kreu i qeverisë Rama ka theksuar se pezullimi i Ardian Isufi është vetëm masa e parë ndëshkuese dhe kërkon përjashtimin e menjëhershëm e pa kthim të këtij efektivi nga radhët e policisë, si edhe ndjekjen e tij penale
“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.
Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.
*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh”-shkruan Edi Rama. m.p.