Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Kontingjenti X i Forcës Detare shqiptare po vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, që zhvillohet në detet e Mesdheut.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga operacioni, duke theksuar rolin aktiv dhe kontributin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës Atlantike.
‘Kontigjenti X i Forcës Detare vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s ‘Sea Guardian’. Ruajtja e nivelit më të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë, brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë prioritet absolut të Mbrojtjes 2030’, shkruan Edi Rama./ MXH
