Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar lidhur me vendosjen e shtyllave të reja të energjisë elektrike, duke ngritur shqetësime për mënyrën e realizimit të projektit.
Në një deklaratë publike, Korreshi i është drejtuar edhe ministrit Enea Karakaçi, duke përdorur ironi për të kritikuar situatën.
“Ooo Karakaç, shtyllat që keni vendosur më kujtojnë ‘kaluçin’ e fëmijërisë”, është shprehur deputeti demokrat.
Më herët Korreshi ka denoncuar dhe gjendjen alarmante të spitalit në Lushnje apo dhe shkollave./ kb
