Kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë ofruar ndihmën e tyre për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Sipas agjencisë ruse “Tass”, Peskov tha se gjatë bisedimeve dypalëshe në kuadër të samitit të vendeve BRICS në Nju Delhi, Modi dhe Xi i bënë presidentit rus Vladimir Putin pyetje të detajuara lidhur me mundësinë e një zgjidhjeje për konfliktin.
“Modi dhe Xi ofruan aktivisht zyrat e tyre të mira për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje”, deklaroi Peskov.
Ai shtoi se Putin e mirëpriti gatishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe u paraqiti një pasqyrë të detajuar të situatës në Ukrainë.
Kremlini e konsideron gatishmërinë e Indisë dhe Kinës për të kontribuar në përpjekjet diplomatike si një element të rëndësishëm në kërkimin e një zgjidhjeje për konfliktin./mxh
