Last Updated on 23/02/2026 by Anisa
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, prokurorët e SPAK kanë paraqitur qëndrimin e tyre lidhur me situatën juridike të Belinda Ballukut. Sipas raportimeve kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.
Gjatë fjalës së tij, Braho është shprehur se në momentin kur është kërkuar masa e parë ndaj znj. Balluku, ajo rrezikonte deri në 10 vite burg. Sipas tij, aktualisht situata e saj është rënduar për shkak të akuzave të ngritura nga prokuroria.
“Në situatën kur i kërkuam masën e parë ndaj znj. Balluku, ajo rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar dhe, me akuzat e prokurorisë në këtë moment, znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Të njëjtën vepër e ka kryer 9 herë. Secila vepër dënohet me 4 vite. Me bashkim dënimesh ky është marzhi i veprës”, është shprehur kreu i SPAK.
Sipas deklarimit të prokurorisë, bëhet fjalë për të njëjtën vepër penale, e cila pretendohet se është kryer në nëntë raste. Çdo rast parashikon një dënim prej 4 vitesh burg, ndërsa me aplikimin e bashkimit të dënimeve, dënimi maksimal i mundshëm arrin deri në 35 vite heqje lirie.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve vijon, ndërsa pritet vendimmarrja për hapat e mëtejshëm proceduralë./A.D
