Last Updated on 27/04/2026 by EL
Nga ARTUR AJAZI
Analiza e SPAK-ut për vitin 2025, tregoi se, “krimi ka nisur të ketë përballje me shtetin, ligjin, strukturat, faktorin nderkombëtar dhe opinionin publik”. Raporti i kreut të SPAK-ut Klodian Braho, fliste për një punë të madhe, të tij personalisht dhe stafit të SPAK-ut, por a mjafton kjo ? Natyrisht krimi në Shqipëri ka marrë përmasa të frikshme. Nuk është më krimi i post 1990, nuk janë më kriminelët me “fiat punto”, që sillen vërdallë qyteteve, lagjeve dhe rrugicave, dhe bëjnë ndonjë vepër penmale e cila zbulohej “fët e fët”. Sot krimi ka miliona, miliarda, sot krimi ka staf, makina mbi 200 mijë euroshe, ka lidhje të forta Brenda dhe jashtë vendit, ka pajisje dhe logjistikë, që edhe Ministria e Brendshme do ta kishte zili. Përballja me krimin duhet të jetë frontale, por dhe inteligjente. Hapja e Shqipërisë pas 22 Marsit 1992, ishte sa fatale, aq edhe e domosdoshme. U kuptuan keq, hapja dhe liria. U kuptua keq demokracia, duke krijuar shkrehje të individit dhe shoqerisë. U masakruan pyjet, lagjet, fshatrat, qytetet, bregdeti, lumenjtë, liqenet. U ndertua vend dhe pa vend, atje ku kishte troje me pronarë ligjitimë, edhe atje ku kishte tokë shtet. U kioskëzuan qytetet. Ngjitur me godinat e bashkive dhe prefekturave, u ngritën kioskat e “të fortëve të lagjeve”. Kjo situate ndodhi e gjitha nga 1992 deri 1998. Ishte një katastrofë ekologjike, natyrore, njerëzore, që shpërfytyroi qytetet tona. Nisën të lindin “bandat” e para, dhe kjo ndodhi pas hapjes së depove në Marsin e 1997. Megjithatë krimi në Shqipëri, akoma ishte minor, analfabet, dhe mendonte vetëm për të sotmen. Ikja masive jashtë vendit edhe e elementëve kriminalë, duket se i “shkolloi” andej nga shkuan. Disa nisën të bëjnë para me thasë nga droga, krimi, lidhnja me grupimet mafioze rajonale e botërore. Nisën të transferonin milionat e eurove në Shqipëri, dhe të merrnin leje ndertimi për resorte, pallate, vila, komplekse turistike, kuptohet nën emra të tjere. Nisi një epokë e re, Shqipëria po mbushej me “investime” nmga bota e krimit. Duhej patjeter një goditje e fortë. Edi Rama erdhi me një premtim të madh, me një betim të madh, që ja kishte bërë vehtes, “Shqipëria duhej të ndryshonte nga themelet”. Reformoi drejtësinë, pasi duhej një “armë” e fuqishme të thërrmonte celulat e tij, që kishin mbushur vendin deri në 2013. Pengesave të PD dhe Berishës, Edi Rama i përgjigjej me miratimin e proceseve reformuese në Parlament. Thirrjeve për anarshi, Edi Rama u përgjigjej me veprime konkrete ndaj bllokut të krimit dhe korrupsionit. Kishte ardhur koha e përballjes dhe jo tërheqjes, kishte ardhur koha e goditjeve dhe jo kompromiseve me krimin. Fijet e errëta të krimit, sërish lëvizin nën rrogozin e një opozite, e cila mban peng luftën ndaj tij. E një opozite e cila pengoi, dhe vazhdon të pengojë reformimin e strukturave ligjzbatuese, duke inkurajuar krimin, dhe lidhjet e tij me politikën. Edi Rama ka zgjedhur mbështetjen ndaj drejtësisë së re, të asaj drejtësie që e forca e tij politike, Partia Socialiste e mbështeti fuqishëm. Edi Rama, ka zgjedhur betejën pa kompromis ndaj krimit, edhe pse ka pengesa dhe “shkopinj në rrota” nga një opozitë e shkatërruar, e cila ka si mision të saj, zhbërjen e shtetit, moszbatimin e ligjit dhe inkurajimin e krimit.
