“Ju ndani, kurse ne bashkojmë”. Ky është një pasazh nga letra e gjatë e hapur e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në lidhje me bilancin e Botërorit 2026, i zhvilluar në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ai ka replikuar pas kritikave për organizimin e turneut.
Në mesazhin drejtuar tifozëve, por edhe kritikëve të kompeticionit, Infantino thekson se kush ka ushqyer “urrejtjen dhe zërat e pavërtetë”, ka humbur “emocionet, festimet, të qeshurat, lotët dhe gëzimin” e përjetuar nga miliona njerëz. Numri 1 i FIFA-s nënvizon se Kupa e Botës është ndjekur nga 7 milionë spektatorë nga më shumë se 200 vende në 16 qytetet pritëse, pa regjistruar episode dhune.
“Zero incidente, zero dhunë, vetëm gëzim, lumturi dhe bashkim e solidaritet”, – shkruan Infantino, duke evidentuar rolin e futbollit si instrument i paqes. Ai përmend hyrjen e kombëtares iraniane në SHBA pa incidente e konflikte.
“Futbolli është sinonim i paqes. Nuk ka të bëjë fare me politikën. Futbolli është sinonim bashkimi”, – thekson presidenti i FIFA-s. Infantino fton kritikët “të reflektojnë, të meditojnë e të luten, apo të shohin një ndeshje futbolli. Ishte Kupa e Botës më e jashtëzakonshme e të gjitha kohërave”./ad
