Last Updated on 02/03/2026 by Anisa
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit , arteria kryesore e furnizimit global me energji kanë ndezur alarmin në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sulmet nga Garda Revolucionare e Iranit kanë detyruar pezullimin e lundrimeve dhe ankorimin e qindra cisternave. Rreth 20% e naftës botërore dhe 25% e gazit natyror të lëngshëm kalojnë përmes kësaj rruge strategjike, duke e kthyer krizën në një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë globale, inflacionin dhe çmimet e energjisë, veçanërisht në Mbretëria e Bashkuar dhe Evropë.
Tregjet janë përgatitur për një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës sot, pasi kundërpërgjigjet iraniane kanë detyruar pothuajse mbylljen e një rruge jetike detare.
Shoferët në Mbretërinë e Bashkuar u paralajmëruan për mundësinë e “çmimeve rekord në pikat e karburantit”, ndërsa ekonomistët parashikojnë se ekonomitë e brishta mund të shtyhen “më afër recesionit brenda pak javësh”.
Anijet dhe portet në Gjirin Persik janë vënë në shënjestër nga Garda Revolucionare e Iranit pas vdekjes së liderit Ajatollah Ali Khamenei të shtunën. Kompanitë kryesore të transportit detar pezulluan lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit pasi dy anije u goditën dje në mëngjes, njëra prej të cilave u përfshi nga flakët, duke plagosur katër marinarë. Ekuipazhi i njërës anije, “Skylight”, u evakuua më pas.
Një sulm i tretë ndodhi 35 milje larg brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dje pasdite, kur, sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), “një predhë shpërtheu shumë pranë një anijeje”.
Kërcënimi i sulmeve të tjera iraniane bëri që të paktën 150 cisterna nafte të hedhin spirancën, ndërsa kompani, përfshirë gjigantët evropianë Maersk dhe CMA CGM, refuzuan të hynin në ngushticën 100 milje të gjatë, e cila është vetëm 24 milje e gjerë në pikën e saj më të ngushtë, ku Gjiri Persik lidhet me Detin Arabik.
Rreth 20 për qind e naftës botërore rreth 20 milionë fuçi në ditë dhe 25 për qind e gazit natyror të lëngshëm transportohen përmes këtij kalimi, të cilën Irani e kishte mbyllur përkohësisht muajin e kaluar gjatë stërvitjeve.
OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) u akuzua se po përfitonte nga kriza në Lindjen e Mesme, ndërsa çmimet tashmë janë rritur me 20 për qind këtë vit, pasi tregjet parashikuan sulmin ndaj Iranit. Siguruesit raportohet se po refuzojnë të mbulojnë anijet që kalojnë nëpër Ngushticë, ku UKMTO tha se është në dijeni të “aktivitetit të konsiderueshëm ushtarak”. SHBA deklaroi se nuk mund të garantojë sigurinë e anijeve dhe ekspertët parashikojnë që ndërprerjet mund të zgjasin për disa ditë.
Ekspertët paralajmërojnë se ndikimi në çmimet e karburantit mund të jetë më keq se kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022.
Gjithashtu parashikohet edhe një rritje të çmimeve të energjisë elektrike, sipas një ekspertëve. dërprerjet në tregjet e gazit natyror të lëngshëm mund të rrisin çmimet e gazit, të cilat janë të lidhura ngushtë me çmimin e energjisë elektrike.
“Një çmim më i lartë i energjisë elektrike do të përhapet në ekonominë globale dhe, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, [do të çojë në]inflacion më të lartë. Kemi një efekt të drejtpërdrejtë, çmime më të larta në pikat e karburantit dhe fatura më të larta të energjisë elektrike, por edhe një efekt dytësor, që do të thotë se gjërat do të bëhen më të shtrenjta pasi inflacioni mund të rritet.”
Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se kishte “goditur tre cisterna nafte amerikane dhe britanike me raketa” në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit. Kompania e transportit Maersk ka pezulluar gjithashtu përdorimin e Kanalit të Suezit dhe po devijon të gjitha anijet./fjala.al-A.D
