Shefi i sigurisë iraniane, Ali Larijani, ka deklaruar se Teherani nuk do të rifillojë bisedimet bërthamore me Uashingtonin. Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se ai kishte kërkuar privatisht një ndërprerje diplomatike të bisedimeve mes konfliktit të vazhdueshëm me SHBA-në dhe Izraelin.
“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara”, tha Larijani në një postim në platformën “X” të hënën.
Mediat e huaja raportuan më herët se Larijani, i cili kryeson Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, bëri një përpjekje për të rinisur bisedimet përmes ndërmjetësve omanë.
Negociatat me SHBA-në mbi programin bërthamor të Iranit përfunduan në një ngërç në fund të javës së kaluar, përpara se SHBA-të dhe Izraeli të nisnin një breshëri raketash mbi Iranin që vrau Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe dhjetëra komandantë. /kb
