Last Updated on 13/09/2025 by adminfjala
Kroçera “Voyager of the Seas” me 3626 pasagjerë ka mbërritur për herë të parë në portin e Sarandës.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “turistët e mbërritur përmes saj janë përpunuar nga porti i Sarandës, i cili në 8 muajt e parë të këtij viti ka një rritje të numrit të pasagjerëve me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.
“Kroçera “Voyager of the Seas” i shtohet numrit prej 70 kroçera të planifikuara për këtë sezon për të ardhur në Sarandë”, shkruan Rama.
Kroçera “Voyager of the Seas” me flamur Bahamas mbërriti dje në Portin e Sarandës.
Gjeografia e turistëve ishte e larmishme, pra nga disa shtete si australianë, amerikanë dhe kanadezë të moshave të ndryshme. m.p.
