Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një intervistë për A2CNN, ka bërë një deklaratë të fortë për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e krahasuar atë me sistemin e vjetër dhe duke ngritur pikëpyetje për dosjet e bujshme të SPAK.
Hoxha tha se më parë kishte më shumë drejtësi për qytetarët dhe ndëshkueshmëri për politikanët, ndërsa sot sistemi është në një qerthull pa dalje, me një stok dosjesh në një kohë kur popullsia po zvogëlohet. Duke folur për perceptimin publik mbi korrupsionin, Hoxha u ndal te rastet më të përfolura.
Në fokus të komenteve të tij ishte edhe situata në Bashkinë e Tiranës dhe mënyra se si menaxhohet ajo pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg në Durrës. Sipas tij, problemi i qytetarëve nuk janë detajet e dosjes, por keqmenaxhimi i qytetit.
Hoxha gjithashtu ndau me shikuesit një episod personal nga burgu i Durrësit, ku punonjës të bashkisë shkonin disa herë në ditë me shkresa për firmë, por përballeshin me orarin e burgut dhe aksesin e kufizuar të kryebashkiakut.
Sipas Hoxhës, përgjegjësia kryesore për këtë situatë i takon kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij po i shmanget përgjegjësisë.
“Kishte pak më shumë drejtësi për qytetarët në atë kohë dhe kishte ndëshkueshmëri për politikanët. Por sot, në këtë pikë ku kemi vajtur, po të them: njeriu që u perceptua si më i korruptuari në atë kohë ishte Ilir Meta. Ku janë paratë? Ku janë paratë sot, Ilir Meta? Ku është kapur? Çfarë kanë kapur? Se po t’i pyesësh njerëzit thonë ‘më i korruptuari’, i thua çfarë ke kapur? Shkon te Erion Veliaj, ka bërë namin. Po ku janë paratë? Pse duhet të merremi me të brendshmet e bashkëshortes së Erion Veliajt? Ky është problemi që kanë qytetarët e Tiranës sot. Se sa vlejnë ato dhe ku janë? Jo, problemi që kanë qytetarët sot është keqmenaxhimi i këtij qyteti. Dhe e fundit që dua të them: isha para ca ditësh në Durrës.
Shkonin tre herë, katër herë nga Bashkia e Tiranës me vrap, me shkresa. Ata gardianët e shkretë çfarë hiqnin atje? Thoshin ta kalojmë te skaneri apo ta kalojmë këtej, dhe t’ia çonin atij të firmoste. Dhe problemi ishte sa herë duhej të lejohej se ka orar burgu. Nuk mund t’i futësh shkresat pa orar. Burgu ka orar të brendshëm.
Nuk mund të firmosë kryetari i bashkisë se nuk është i lirë ai atje. Dhe vinin vrap nga Tirana të shkonin t’i firmoste ai brenda në burg. Ai brenda në burg e ka të limituar edhe aksesin që ka mbi informacionin, mbi çfarë ndodh në qytet.
Ka vetëm një dritare të vogël. Kaq. Pra, në qoftë se ne sot kemi krijuar këtë çamur, këtë çorbë, është çorbë derri, kryekuzhinieri i kësaj është kryeministri i vendit, i cili fshihet, fut kokën në rërë si struci. Herë do të mundohet t’i japim përgjigje Erion Veliajt. Ai e ka çuar atje! Pa Edi Ramën nuk shkon Erion Veliaj atje, se ne e shohim pse ai arrestohet dhe kjo zëvendëskryeministrja nuk arrestohet. Pse ai zëvendëskryeministri tjetër ka marrë arratinë dhe Edi Rama thoshte ‘shyqyr që s’jam unë gjyqtari i atij, se po të isha unë…’
Kur ti do, drejtësia e bën, kur ti s’do, drejtësia s’e bën. Dhe ne kemi ardhur sot në këtë pikë. Qytetarët e shkretë që nuk dinë nga t’ia mbajnë, nuk i japin dot dëm biznesit kërcet atje, se po shteti i jep statusin e investitorit strategjik, ja jep atij të parit dhe me mbivendosje dhe i thotë ‘ma fal, se unë ta kam dhënë gabim’, pasi ka gabuar. Pra sot jemi para kësaj situate. E keqja më e madhe e gjithë kësaj situate është që nuk po shoh dritë në fund të tunelit. Jemi futur në një qerthull që nuk e di si do të dalim. Dhe në qoftë se ne e nisëm reformën me 3.000 dosje, aq ishte stoku atëher20.000, dhe sot 180.000… Më fal vëlla, po me një popullsi që zvogëlohet dhe dosjet që rritet, nuk po merret vesh.” tha Hoxha./ad
