Last Updated on 20/09/2026 by EL
Kryeministri i Katarit, tha Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani ka paralajmëruar se siguria e qëndrueshme në rajon nuk mund të ndërtohet përmes cikleve të përsëritura të përshkallëzimit dhe hakmarrjes.
“Siguria e përhershme nuk mund të ndërtohet përmes marrëveshjeve që e lënë çdo shtet të cenueshëm ndaj mungesës së sigurisë”, tha ai.
Sipas tij rajoni ka nevojë për një kornizë ku respektohet sovraniteti dhe asnjë shtet nuk mund të përbëjë kërcënim për një tjetër.
“Ne kemi punuar me partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë për të mbajtur kanalet e komunikimit të hapura dhe për të ulur tensionet”, shtoi ai, duke kërkuar që të ndërtohet besimi dhe të adresohen burimet e tensionit./et
