Në konferencën e parë shkencore ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën e Bizantit”, Kryepiskopi Joan mbajti një fjalim të thellë dhe reflektues mbi rëndësinë e këtij fakti dhe ndikimin e qytetërimit bizantin në formësimin e identitetit shqiptar.
Kryepiskopi theksoi se konferenca shënon një hap të rëndësishëm në studimin e trashëgimisë sonë të përbashkët, ndërsa vlerësoi zgjedhjen e temës si jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi kumtesat që do të prezantohen do të pasurojnë njohuritë për një periudhë historike ende të nënstudiuar.
Fortlumturia e Tij, Joani theksoi se Bizanti nuk ishte thjesht dhe vetëm një perandori politike por një qytetërim që formësoi identitetin shpirtëror, kulturor dhe artistik të popujve të Ballkanit.
Kryepiskopi nënvizoi se, kjo trashëgimi shekullore ka lënë trashëgimi të pashlyeshme dhe në formimin psiko-kulturor të popullit tone dhe se pa njohjen e formimit psiko-kulturor të një populli vështirësohet një kuptim më i mirë dhe i thellë i ngjarjeve historike. Në këtë histori paraardhësit tanë nuk ishin thjesht marrës pasivë por kontribues aktivë.
Kryepiskopi përmendi Shën Joan Kukuzelin bir i Durrësit i cili ishte reformator i muzikës bizantine dhe nderon kishën e tërë. Fortlumturia e Tij, Joani tha se Kisha ka qenë historikisht një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit, mes të kaluarës dhe të tashmes, mes besimit dhe kulturës.
Kryepiskopi tha se bashkëpunimi mes kishës dhe shkencës nuk është fenomen i ri pasi që nga koha e etërve feja dhe arsyeja kanë qenë krah më krah.
Kisha mbetet e gatshme të kontribuojë me arkivat dorëshkrimet dhe ekspertizën e saj në studimin e kësaj periudhe kaq të rëndësishme të popullit tonë.
“Kjo konferencë e parë Shkencore Ndërkombëtare shënon një hap të rëndësishëm në studimin e trashëgimisë sonë të përbashkët. Zgjedhja e temës Shqipëria në periudhën Bizantine është jashtëzkonisht e rëndësishme sepse kumtesat e kësaj konference do të jenë burim i mrekullueshëm informacioni për kulturën e vendit tonë në këtë periudhë historike jo aq të njohur.
Promovimi i trashëgimisë sonë të pasur ndihmon dhe në ruajtjen e identitetit tone, e dëshmisë për pranimin e qytetërimit dhe kulutrës në këtë vend dhe kujtesës sonë historike.
Bizanti nuk ishte një perandori politike ishte një qytetarim i tërë që formësoi identitetin shpirtëror, kulturor dhe artistik të popujve të Ballkanit.
Kjo trashëgimi shekullore ka lënë trashëgimi të pashlyeshme dhe në formimin psiko-kulturor të popullit tonë.
Pa njohjen e formimit psiko-kulturor të një populli vështirësohet një kuptim më i mirë dhe i thellë i ngjarjeve historike.
Në këtë histori paraardhësit tanë nuk ishin thjesht marrës pasivë por kontribues aktivë.
Mjafton të përmendim Shën Joan Kukuzelin bir i Durrësit i cili ishte reformator i muzikës bizantine dhe nderon kishën e tërë. Kisha ka qenë historikisht një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit, mes të kaluarës dhe të tashmes, mes besimit dhe kulturës.
Godikët tanë, afresket tona bizantine, manastiret tona mijëra vjeçare të gjitha këto dëshmojnë për një vazhdimësi shpirtërore që i kapërcen ndryshimet politike.
Sot pas dekadave të izolimit dhe persekutimit Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon këtë mision historik. Më shumë se 150 kisha dhe manastire janë restauruar tradita muzikore bizantine po rilind dhe brezi i ri po zbulon trashëgiminë shpirtërore të etërve të tyre. Kori ynë Shën Joan Kukuzeli simbolizon lidhjen e gjallë.
Bashkëpunimin mes kishës dhe shkencës nuk është fenomen i ri. Që nga koha e etërve feja dhe arsyeja krah më krah.
Kjo konferencë vazhdon këtë traditë të drejtë dhe të ndershme. Kisha mbetet e gatshme të kontribuojë me arkivat dorëshkrimet dhe ekspertizën e saj në studimin e kësaj periudhe kaq të rëndësishme të popullit tonë.
Urojmë që punimet e konferencës të sjellin dritë të re mbi historinë e përbashkët dhe të fyrmëzojnë brezat e ardhshëm”, tha Kryepiskopi Joan./ K.M
