Last Updated on 10/03/2025 by adminfjala
Partia Demokratike pritet të mbyllë përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë brenda kësaj jave, me kryesinë që do të vendosë për emrat përfundimtarë. Deri dje pasdreke katër kandidatë do të jenë nga Partia e Lirisë. Pasi procesi i Primareve përzgjodhi kandidatët me mbështetjen më të madhe në çdo qark, tashmë mbetet që kryesia të vendosë për renditjen në listë dhe përfshirjen e figurave kyçe të partisë.
Sali Berisha dhe drejtuesit e PD-së po finalizojnë negociatat përfundimtare për balancën mes përfaqësimit politik dhe maksimizimit të votës. Brenda pak ditësh, pritet që lista e plotë e kandidatëve të depozitohet në KQZ, ndërsa afati zyrtar skadon më 12 mars.
Lista përfundimtare e kandidatëve të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” pritet të mbyllet brenda kësaj jave, ndërsa kryesia e Partisë Demokratike do të vendosë për renditjen dhe përfaqësimin politik të çdo force brenda koalicionit. Në kuadër të marrëveshjes së arritur mes PD-së dhe aleatëve, tashmë janë zbuluar disa nga emrat që do të jenë në pozicione të sigurta.
Sipas dakordësisë, Partia e Lirisë ka siguruar katër mandate të garantuara, ku do të përfshihen Ilir Meta, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho. Përfaqësimi i kësaj force politike në lista është pjesë e strategjisë për të rritur ndikimin e koalicionit në elektoratin opozitar dhe për të siguruar një balancë mes partive pjesëmarrëse. Pritet që deri në fund të javës, Partia Demokratike të mbyllë përzgjedhjen e kandidatëve në të gjitha qarqet dhe të dorëzojë zyrtarisht listën e plotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përpara skadimit të afatit të 12 marsit.
Lista
Partia Demokratike është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa kryesia pritet të vendosë për emrat që do të përfshihen në listën përfundimtare të deputetëve. Procesi i Primareve ka shërbyer si një filtër për përzgjedhjen e kandidatëve, por vendimi final mbetet në duart e kryesisë dhe kryetarit Sali Berisha. Ndërkohë, në listën e mbyllur do të përfshihen drejtuesit politik të PD, të cilët kanë një mandat të sigurt, por edhe përgjegjësinë për të mbledhur vota për koalicionin opozitar.
Koalicioni opozitar dhe ndarja e mandateve
Në limitet kohore, vetëm 20 minuta para skadimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), PD dorëzoi dokumentacionin e firmosur nga 26 parti opozitare. Koalicioni do të garojë nën emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, duke ndryshuar nga emërtimet e mëparshme si “Aleanca për Ndryshim” në 2021 dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në 2013.
Në bazë të marrëveshjes së arritur mes aleatëve, Partia e Lirisë e Ilir Metës ka siguruar 4 mandate të sigurta në listat e PD-së, ndërsa Fatmir Mediu (PR), Shpëtim Idrizi (PDIU), Vangjel Dule (PBDNJ) dhe Agron Duka (PAA) do të kenë secili nga një mandat të garantuar. Kjo do të thotë që koalicioni opozitar ka rezervuar 8 mandate të sigurta për aleatët, një strategji që synon të forcojë bllokun opozitar dhe të maksimizojë mbështetjen elektorale.
Sipas marrëveshjes së dorëzuar në KQZ, lista shumëemërore e kandidatëve të koalicionit do të përcaktohet në momentin e depozitimit të saj, duke reflektuar peshën elektorale të secilës parti dhe negociatat mes tyre. Në këtë mënyrë, ndarja e kandidatëve dhe renditja e tyre do të bëhet bazuar në marrëveshjet e arritura brenda koalicionit. Ky është një nga koalicionet më të mëdha të opozitës në zgjedhjet e fundit, duke përfshirë një numër të lartë partish të vogla që synojnë të garantojnë një bazë të gjerë elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Partitë pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
Partia Demokratike (PD) – Sali Berisha
Partia e Lirisë (PL) – Ilir Meta
Partia Republikane (PR) – Fatmir Mediu
Partia Demokristiane (PDK) – Nard Ndoka
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) – Vangjel Dule
Partia Agrare Ambientaliste (PAA) – Agron Duka
Partia Konservatore e Kombit Shqiptar (PKKA) – Kujtim Gjuzi
Partia E Shpresës (PESH) – Kostaq Papa
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare (PAAK) – Gjet Ndoj
Partia Aleanca e Emigrantëve Europianë (PAEE) – Sazan Guri
Partia Aleanca Kombëtare (PAK) – Gjovalin Shqalsi
Partia Lëvizja Demokratike Kombëtare (PLDN) – Nikolin Staka
Partia Lëvizja për Liri (PLL) – Sokol Axhami
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBDSH) – Ylber Valteri
Partia Ora e Shqipërisë (POSH) – Zef Shtjefni
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare (PLDSH) – Mhill Gecaj
Partia Kombëtare Demokratike Shqiptare (PKDSH) – Dhimitër Muslia
Fryma e Re Demokratike (FRD) – Sali Shehu
Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD) – Artur Roshi
Partia Balli Kombëtar (PBK) – Adriatik Alimadhi
Partia për Bashkimin e Popullit për të Drejtat e Shqiptarëve (PBPPSH) – Selami Jenisheri
Partia Emigracioni i Shqipërisë (PEISH) – Rivelino Cuno
Partia Republikane e Veteranëve Shqiptarë (PRVSH) – Muharem Doda
Partia Aleanca Minoriteti Europian (PAMIE) – Vasil Sterjovski
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) – Shpëtim Idrizi / S,M