Last Updated on 08/09/2026 by Monika
Deputeti demokrat Flamur Noka i është drejtuar ashpër socialistëve gjatë seancës plenare.
Noka ka përmendur rastin e Blendi Gonxhes, që sipas tij, u bë Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve me urdhër të bandave kriminale.
Noka tha se Gonxhja mban këtë detyrë falë ndërhyrjes së bandës së Xhabaftëve.
“Ky është rrethim i tupshëm. Vetëm fakti që niset seanca me rrethim është i turpshëm. Ku e keni atë hipopotamin e Xhabaftëve? E kanë sjellë ata. E kanë bërë edhe ministër. Kanë sjellë edhe Troplinët dhe Suel Çelën. I ke të gjithë këtu. I kanë sjellë bandat. Prandaj keni frikë. Në vini dhe flisni për “Besë” dhe “Pasqyrë”, që Rama dhe ju ia keni dhënë bandave dhe Agasit. Ndërsa shqitparët kanë marrë pabesi”,-tha Noka./MXH
