Last Updated on 17/03/2026 by Anisa
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se beson se do të kishte “nderin” të merrte Kubën, duke shmangur specifikimin e asaj që nënkuptonte nga fjalët e tij.
I pyetur nëse Kuba mund të jetë objektivi i radhës i Shteteve të Bashkuara, Trump u përgjigj: “Unë besoj se më takon nderi i marrjes së Kubës”. Megjithatë, kur u pyet të shpjegonte saktësisht se çfarë nënkuptonte me fjalën “marr”, ai shmangu dhënien e sqarimeve të mëtejshme.
Duke iu referuar çështjes, Trump u tha gazetarëve: “Të marr Kubën… Tani, nëse e çliroj apo e marr, pak rëndësi ka. Mund të bëj çfarë të dua, nëse doni ta dini.”
