Olivia Wilde ka reaguar me humor ndaj kritikave online për pamjen e saj në tapetin e kuq gjatë paraqitjes në San Francisco International Film Festival më 24 prill.
Në një video të shpërndarë në Instagram Story më 3 maj, vëllai i saj Charles Cockburn bëri shaka duke e pyetur nëse donte të komentonte “thashethemet se është një kufomë e ringjallur”.
Aktorja e Tron: Legacy shpjegoi se pamja e saj në videon virale ishte ndikuar nga këndi dhe lenteja “fisheye”, duke thënë se fotografia ishte “tronditëse”, por jo reale.
“Unë nuk jam e vdekur,” tha ajo me shaka, ndërsa ironizoi edhe faktin që ishte shumë afër kamerës gjatë intervistës.
Reagimi i saj vjen pak ditë pasi u pa në një takim miqësor me ish-partnerin Jason Sudeikis në Los Angeles. Dyshja, që u ndanë në vitin 2020 pas afro 10 vitesh bashkë, kanë dy fëmijë: Otis dhe Daisy.
Edhe pse kanë kaluar përmes mosmarrëveshjeve ligjore për kujdestarinë, Olivia ka theksuar më herët se prioriteti i saj dhe i Jason mbeten gjithmonë fëmijët e tyre./MXH
