Last Updated on 13/03/2026 by EL
Një vit më parë, Parlamenti Europian refuzoi kërkesën e autoriteteve hungareze për heqjen e imunitetit të tre anëtarëve të tij, mes tyre edhe rivalit kryesor politik të kryeministrit Viktor Orbán, eurodeputetit Péter Magyar.
Në një votim në seancë plenare, eurodeputetët vendosën të mos i hapin rrugë procedurave penale të kërkuara nga Hungaria ndaj Péter Magyar, Klára Dobrev dhe italianes Ilaria Salis, duke mbrojtur imunitetin e tyre parlamentar.
Autoritetet hungareze kishin kërkuar heqjen e imunitetit të Péter Magyar në kuadër të tre çështjeve ligjore në Hungari, ndërsa ndaj Klára Dobrev ishte hapur një proces për shpifje. Në rastin e Ilaria Salis, Budapest kërkonte që ajo të ndiqej penalisht për një rast të dyshuar sulmi ndaj militantëve të ekstremit të djathtë gjatë një proteste në Budapest në vitin 2023.
Përpara votimit, Komisioni Juridik i Parlamentit Europian (JURI) kishte rekomanduar që kërkesa e Hungarisë të refuzohej, duke ngritur dyshime mbi garancitë për një gjykim të drejtë dhe mbi mundësinë që procedurat të kishin motivim politik.
Votimi më i tensionuar ishte ai për eurodeputeten italiane Ilaria Salis, imuniteti i së cilës u mbrojt me vetëm një votë diferencë.
Vendimi u kritikua ashpër nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili akuzoi institucionet europiane se po mbrojnë kundërshtarët e tij politikë./et
