Last Updated on 18/07/2026 by EL
Përplasje të forta janë shënuar gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Protestës, ku nuk kanë munguar debatet mes pjesëmarrësve.
Një nga pjesëmarrëset, Artenisa Kica, ka kritikuar ashpër anëtarët e Kuvendit, duke u shprehur se ata duhet të jenë në shesh, në krah të qytetarëve.
Po ashtu, Kica tha se anëtarët e Kuvendit Kombëtar të protestës duhet të zgjidhen nga populli dhe jo të marrin pjesë përmes ftesave.
Pas deklaratave të saj, organizatorët ndërhynë dhe i morën mikrofonin.
Kica: Nuk jemi vetëm ne këtu. Populli është në shesh, diaspora është me ne dhe të gjithë bashkë. Flora e tha shumë mirë se në vitin 2008 na është hequr e drejta e votës dhe kjo mbledhje që po bëhet këtu është e njëjta gjë.
Nga ky sistem i padrejtë, që na ka hequr të drejtën e votës, po përsëritet e njëjta praktikë. Vota duhet të vijë nga populli. Secili prej nesh duhet të zgjidhet nga populli, jo nga ftesat.
Ne duhet ta çrrënjosim këtë sistem dhe kjo bëhet duke qenë atje, në shesh. I bëj thirrje popullit të ngrihet dhe i kërkoj Edi Ramës të japë dorëheqjen, sepse populli nuk të do më.
Ju bëj thirrje të gjithëve ju që jeni këtu. Arbeni më ka zgjedhur dhe e falënderoj, por unë jam me popullin dhe zëri i popullit është atje. Shumica e njerëzve nuk dinë fare për këtë Kuvend.
Doja të thosha se nuk duhet të ketë vetëshpallje. Nuk mund të dalë dikush të mbledhë 500 veta në shesh dhe të vetëshpallet. Populli vendos vetë./et
