Ekspertë të mjekësisë së gjumit paralajmërojnë se mangësia e gjumit cilësor lidhet gjithnjë e më shumë me probleme të zemrës, shtim peshe, ulje të imunitetit dhe çekuilibra hormonalë. Nuk është vetëm sasia, por oraret e paqëndrueshme që dëmtojnë trupin.
Organizmi ynë funksionon me ritme biologjike të sakta; të quajtura ritme cirkadiane. Kur këto prishen, trupi prodhon më pak melatoninë dhe më shumë kortizol, hormon stresi. Ky kombinim e vë sistemin nervor dhe atë kardiovaskular nën presion të vazhdueshëm.
Specialistët këshillojnë të ruhet një orar fiks fjetjeje dhe zgjimi, sidomos para mesnatës, për të ripërtërirë mekanizmat natyralë të rikuperimit./KM
