Interi reagoi menjëherë pas humbjes në Superkupë dhe e mbylli vitin 2025 në krye të renditjes, duke mundur Atalantën 1-0 në javën e 17-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Chivu ruajti vendin e parë me 36 pikë, duke iu përgjigjur fitoreve të rivalëve direktë.
Në pjesën e parë, Interi kontrolloi lojën dhe krijoi rastet më të mira, por pa gjetur golin. Atalanta u mbrojt kompakte dhe tentoi të godasë në kundërsulm. Në fraksionin e dytë, Luis Henrique dhe Barella shpërdoruan dy mundësi të pastra.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 65-të, kur Lautaro shfrytëzoi një gabim të Gjimshiti pas asistit të Pio Espositos.
Në fund, Samardzic humbi shansin për barazim, ndërsa Interi administroi avantazhin deri në vërshëllimën finale./K.M
