Kylie Jenner sapo dha një ide për manikyrin e vjeshtës që duket se po merr sërish vëmendje. Ndryshe nga manikyrët më të komplikuar që ajo ka provuar këtë vit, këtë herë Jenner zgjodhi një ngjyrë klasike, të errët dhe shumë të përshtatshme për sezonin.
Estetistja e saj e thonjve, Zola Ganzorigt, publikoi një fotografi të Jenner, ku ajo shfaqej me thonj të gjatë me majë katrore, të lyer në një nuancë të thellë vjollcë që në dritë duket pothuajse e zezë. Bëhet fjalë për ngjyrën “Lincoln Park After Dark”, një nuancë ikonike që prej vitesh lidhet me manikyrët e vjeshtës.

Jenner fotografoi veten në palestër me reçipeta sportive gri, streçe të zeza dhe një zinxhir në bel, por vëmendjen e tërhoqi manikyri. Ngjyra e errët krijonte një kontrast të fortë me veshjen sportive dhe aksesorët e saj.
Një ngjyrë me 21 vite histori
Nuanca u krijua në vitin 2005 dhe u prezantua fillimisht si pjesë e një koleksioni të frymëzuar nga Çikago. Emri i saj i referohet Lincoln Park, një prej parqeve të njohura të qytetit.

Gjatë viteve, ajo është kthyer në një nga nuancat më të dallueshme të manikyrëve të vjeshtës. Edhe pse mund të vishet gjatë gjithë vitit, popullariteti i saj rritet veçanërisht gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Është një ngjyrë e thellë, e pasur dhe me një pamje misterioze, që përshtatet lehtësisht me gardërobën e muajve të ftohtë. Për këtë arsye, nuk është çudi që po rikthehet në vëmendje edhe këtë vjeshtë.
Kylie Jenner e ka zgjedhur edhe më parë
Kjo nuk është hera e parë që Jenner e zgjedh këtë nuancë. Në shtator të vitit 2024, ajo u shfaq me të njëjtën ngjyrë në thonj, të kombinuar me flokë në nuancë blu-jeshile, në një pamje që i referohej stilit të saj të famshëm të vitit 2014.

Duket se pas kaq vitesh, ngjyrat e errëta vazhdojnë të kenë një vend të sigurt në manikyrët e vjeshtës. Dhe këtë sezon, një vjollcë aq e thellë sa duket e zezë mund të jetë pikërisht ndryshimi i vogël që i duhet manikyrit klasik./k.m


