Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
Mike Maignan do t’i qëndrojë besnik Milanit, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere, veçanërisht drejt Chelseat.
Trajneri Massimiliano Allegri e konfirmoi vendimin, duke u shprehur se francezi është një nga portierët më të mirë në Evropë dhe një lider i Rossonerëve.
“Jam shumë i lumtur që ai vendosi të qëndrojë. Mike është një nga portierët më të mirë në Evropë dhe një lider i vërtetë për ekipin”.
Portieri 29-vjeçar francez ka qenë një shtyllë kryesore për Milanin që nga ardhja nga Lille në vitin 2021 dhe ka luajtur një rol kyç në sukseset dhe stabilitetin e klubit në vitet e fundit.
Chelsea kishte shfaqur interes konkret, duke e konsideruar Maignan si zgjidhjen ideale për problemet në portë, por klubi londinez do të detyrohet të kërkojë alternativa tjera. m.p.